Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Rama: Sot ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen!

Në morinë e mesazheve të trishta, spikat edhe ajo e kryeministrit Rama për Bashkim Finon. Kreu i qeverisë citon se nuk ka fjalë, ndërsa ka humbur një ndër miqtë e tij më të mirë, e mbi të gjitha ndër kontribuesit e çmuar të PS-së.

Në mesazhin e ngushëllimit, Rama pohon se është marrë një vendim, ku në nder të të ndjerit Bashkim Fino do të ndalen aktivitetet elektorale.

Gjatë ditëve të fundit, Fino kishte shfaqur komplikacione të rënduara për shkak të sëmundjes.

Statusi

E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *