Guvernatori, Gent Sejko me anë të një mesazhi ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani shprehet se ndarja e parakohshme e Nishanit nga jeta është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare.
Mesazh ngushëllimi nga Guvernatori Sejko:
Me hidhërim të thellë mësova sot për largimin e parakohshëm nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, bashkëpunëtorët, kolegët dhe miqtë!
Vdekja e Presidentit Nishani është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare, të cilave ai u shërbeu me përkushtim, ndershmëri dhe thjeshtësi prej dekadash.
Prehu në paqe President Bujar Nishani!