Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Në një postim në Facebook kryeministri shkruan “U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes”.
Ish-presidenti Bujar Nishani ka ndërruar jetë sot në një spital në Gjermani.
Ai vuante nga një pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.
Ish-presidenti ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.
Nishani ishte president për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në këtë post u zgjodh në 24 korrik të 2012-ës deri në 24 korrik të 2017-ës.