Ndarja nga jeta e ish-presidentit grek/ Meta: Rol historik në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë, Shqipëri- Greqi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit grek, Karolos Papulias.

Nëpërmjet një mesazhi në ‘Facebook’, Meta shprehet se, Papulias ka luajtur një rol historik në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ndërsa shton se, do të mbetet i paharruar respekti dhe përzemërsia e tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Mesazhi i Presidentit të Republikës Ilir Meta në Facebook:

Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias.

Vlerësim të madh për rolin historik dhe kontributin e Tij të çmuar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për frymën konstruktive dhe vullnetin e sinqertë të dëshmuar për rivendosjen e urave dhe frymës së bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy popujve tanë.

Për mua do të mbeten të paharruara takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e Tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Ngushëllime familjes, autoriteteve dhe kombit grek për humbjen e këtij personaliteti të madh, që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të Tij”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *