Menjëherë pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elisabeta II, u përfol për shtyrje të ndeshjes Manchester United-Real Sociedad, por si sfidë e kompeticioneve të UEFA-s, nuk u mor ky vendim.
Ditën e sotme, Qeveria Britanike këshilloi të gjitha federatat të ndërprisnin aktivitetet sportive këtë fundjavë për t’i dhënë lamtumirën monarkes që për 70 vjet drejtoi Britaninë e Madhe.
Dhe Premier League vendosi unanimisht me klubet që ndeshjet e kësaj fundjave të anulohen, në pritje për të vendosur një datë tjetër për javën e 7 të kampionatit anglez.