Ndarja nga jeta e Xhelal Bashës, presidenti Meta ngushëllon kreun e PD-së

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ngushëlluar kreun e PD, Lulzim Basha për ndarjen nga jeta të babait, Xhelal Bashës. Meta i shpreh ngushëllimet të sinqerta kryedemokratit për këtë humbje të rëndë.

Postimi i Ilir Metës:

Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të z.Xhelal Basha.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta z.Lulzim Basha për humbjen e rëndë të babait, si dhe të gjithë familjes Basha!
U prehtë në paqe!

Rikujtojmë se ai mbylli sytë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij. Xhelal Basha vuante prej kohësh pasi një tumor i kishte prekur kokën, derisa e humbi betejën në moshën 85-vjeçare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *