Ndarje parash në zyrë, Elvi Fundo: Ia dhamë t’i mbante, do i kthente prapë, pasi t’i kthente do ia hidhnim në bankë
Edhe pse nëpër padi dhe gjykata nuk pranon se është pronar i CNA-së, Elvi Fundo ka reaguar pas publikimit të një fotoje, ku administratori i CNA, Xhovani Shyti shfaqet duke numëruar para në zyrat e CNA.
Fundo thotë në reagimin e tij se paratë Xhovani do t’ia jepte një punonjësi, i cili sipas t’i do t’i kthente sërish. Pasi t’i kthente, kompania do t’ia kalonte në bankë.
Pra, punonjësit i janë dhënë paratë, me sa duket, që të flinte me to, të gëzohej ca ditë duke i mbajtur dhe më pas do t’i kthente te Xhovani.
Ky reagim duhet të administrohet nga Prokuroria, e cila nuk dihet nëse ka nisur një hetim kryesisht apo pret një kallëzim penal me shumë materiale të tjera./Prapaskena.Com