Ndau Lindjen nga Perëndimi për 28 vjet/ Mbushen 60 vite nga ndërtimi i ‘Murit të Berlinit’, simbolit të ‘Perdes së hekurt’  

Do të ishte pikërisht 9 gushti i vitit 1961 dita jo zyrtare por që shënoi momentin e frikshëm të vendosjes së telave me gjemba dhe të tullave të para në atë që do të ishte për gjithë botën simboli i ndarjes.

Javën që vjen mbushen zyrtarisht plot 60 vjet që kur filloi ndërtimi i Murit të Berlinit. Kjo pengesë prej betoni ndau Lindjen dhe Perëndimin për 28 vjet dhe u bë simbol i errësirës dhe shtypjes diktatoriale dhe më pas i rrëzimit të sistemit komunist.

Më 13 gusht 1961, trupat e Gjermanisë Lindore filluan të mbyllnin sektorin lindor të Berlinit me tela me gjemba dhe blloqe betoni.

Si dhe pse u ndërtua Muri i Berlinit? - Albinfo

Por me kalimin e kohës pengesa u përforcua duke rrethuar gjithë Berlinin Perëndimor.

Një mur betoni u ndërtua në vitin 1965. Versioni përfundimtar i murit përfundoi në vitin 1975 dhe shtrihej për 150 kilometra rreth Berlinit Perëndimor.

Muri i Berlinit, 10 gjëra që mund të mos i dinit - InfoShqip.com

Vetë muri ishte gati 3.6 metra i lartë dhe kufiri gjithashtu ruhej nga qindra kulla vrojtimi, llogore kundër automjeteve, bunkerë, tela me gjemba, gardhe sinjalizuese dhe pengesa të tjera.

Shumë u përpoqën ta kalonin atë. Disa patën sukses, të tjerët u kapën ose u vranë.

Bernauer Straße. Përtej Murit”: histori të Berlinit të ndarë - Vatican News

Nata e 9 nëntorit e vitit 1989 është ngulitur në kujtimet e shumë gjermanëve. Me sa duket, pa paralajmërim, Muri i Berlinit, simboli i ndarjes midis Lindjes dhe Perëndimit, u hap.

Nën presionin e demonstratave mbarëkombëtare pro-demokracisë, regjimi i Gjermanisë Lindore po kërkonte mënyra për të kontrolluar revoltën.

La mentira oculta del «lacayo de Stalin» que precipitó la construcción del Muro de Berlín

Zëdhënësi i Byrosë Politike në pushtet, njoftoi se: “Gjermania Lindore po hiqte kufizimet e udhëtimit përtej kufirit të saj me Gjermaninë Perëndimore pas gati tre dekadash izolimi”.

Atë natë, banorët e Berlinit Lindor u mblodhën tek pika e kalimit për në Berlinin Perëndimor.

Un historiador aficionado descubre un tramo del Muro de Berlín original

Ishte një moment dramatik që ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë. Rojet e armatosura kufitare të Gjermanisë Lindore hoqën dorë dhe i lanë njerëzit të kalojnë.

Më vonë, muri u rrëzua dhe rruga u hap. Pas rënies, pjesa më e madhe e murit u copëtua dhe u hoq.

El día en el que en Berlín se empezó a levantar un muro - Foto del día - Eulixe

Kancelari Helmut Kohl mori detyrën e bashkimit të dy Gjermanive. Por rruga drejt bashkimit ishte e vështirë dhe jo pa kundërshtime dhe protesta nga neo-nazistët. Më pak se një vit pas rënies së murit, ribashkimi gjerman ishte i plotë.

EL PEDAZO DEL MURO DE BERLÍN QUE ESTÁ EN MÉXICO

58 años de la construcción del Muro de Berlín: la pared que dividió el mundo

Muri i Berlinit, më famëkeqi në botë

El Muro de Berlín, símbolo de división reconvertido - Celebrando la caída del Muro de Berlín

File:Soviet tanks in Berlin 1961.jpg - Wikipedia

Die Mauer | Bloogger.it

Bundesarchiv Internet - 13. August 1961 - Schließung der Sektorengrenzen in Berlin und Bau der Mauer

Der Bau der Mauer | Die Ära Ulbricht | Politik | DDR | Zeitklicks

30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit - 24-ore.info

58 vjet më parë nisi ndërtimi i Murit të Berlinit

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *