Pallati i Kulturës së Bashkisë së Kamzës, prej sot do të pagëzohet me emrin e dëshmorit Artan Cuku.
Kujtojmë se Cuku mbeti i vrarë në moshën 42 vjeçare, më 8 prill në vitin 2017 në hyrje të pallatit të tij në rrugën e “Kosovarëve”, në Tiranë. Gjatë fjalës së tij ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se nuk duhet të ketë më oficerë të vrarë.
“Policët janë aty për të garantuar rendin dhe sigurinë. Dëshmorët e Atdheut janë pjesa më e ndërgjegjshme e vendit. Nuk duhet të ketë më policë të vrarë”, tha ai.
Cuku, 42 vjeçari ka mbajtur shumë poste të rëndësishme në policinë e Shtetit, duke nisur si zv.drejtor dhe më pas drejtor, deri në detyrë si shef krimesh në Tiranë, Shkodër dhe Fier.
Cuku u ekzekutua me 5 plumba.