Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në ceremoninë ku ka nderuar diplomatin, Baca Behgjet me ”Çelësin e Qytetit të Tiranës”.
Gjatë fjales së tij, Veliaj e konsideroi Baçën si një shqiptar të mirë, i clii iu gjend shqiptarëve në ditët e vështira të tërmetit të nëntorit 2019.
“Përshëndetje të gjithëve. Sot më shumë na duhen njerëz me zemër të madhe. Unë besoj se presidenti Pacolli ja ka mbritur suksesit kudo që ndodhet, bën investime të vlefshme. Investimi juaj do ndriçojë Vlorën. Kontributi juaj, dhe shembulli juaj do jetë frymëzim për shumë biznesmenët shqiptarë. Kam qenë impresionuar nga menaxhimi juaj, jeni një njëri me këmbë në tokë”, tha ndër të tjera Veliaj.
Saka, Behgjet Pacolli falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vlerësimin dhe u shpreh se do të vijojë të mbështesë projekte me rëndësi për kryeqytetin dhe qytetarët shqiptarë.
“Jam mëse i lumtur që marr Çelësin e këtij qyteti që e dua, të cilin e kam shumë në shpirt, të këtij qyteti me të cilin unë ndaj pothuajse dy të tretat e jetës sime. Kur kam ardhur në Tiranë kam qenë vetëm 28 vjeç dhe kam qenë i lidhur gjithmonë me të. Sigurisht, përshtypjet e mia këtu janë përshtypje edhe të dhimbshme, por kam pasur edhe ditë të lumtura. Një gjë është e sigurt, të cilën e kam ditur që ditën e pare: E kam shijuar mirësinë, shpirtin, e popullit shqiptar këtu. U jam mirënjohës për këtë, nga thellësia e zemrës dëshiroj që të punosh edhe më tutje – e dimë se je duke punuar shumë, por është një fakt shumë i vërtetë se kush punon shumë, ai ka edhe më shumë punë përpara sepse i krijon vetes punë. Puna është e madhe, sfidat janë të mëdha, puna e mbarë të qoftë, ne do të jemi aty që t’ju mbështesim nëse mundemi”, tha Pacolli.