Ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, Xhaçka: U konsultuam me aleatët e NATO-s, nuk kishim rrugëzgjidhje tjetër

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të ngrirë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Xhaçka tha se ky është një hap drastik dhe se sulmi nuk linte hapësirë tjetër për vendim.

Sakaq shton se vendi ynë ka kërkuar mbështetjen e NATO-s për të marrë vendimin dhe të ardhmen e vendit.

“Shqipëria ka ndërprerë sot marrëdhëniet diplomatik me Republikën Isalmike të Iranit si një kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik që ndodhi në korrik. Ishte një sulm i paprovokuar pa asnjë shkak kundër një vendi anëtar të NATO-s si dhe kandidat në BE. Ky përbën një hap drastik, por për fat të keq agresivitetin i sulmit dhe faktin që ky sulm ishte i paprovokuar nuk linte hapësirë për asnjë vendim tjetër. Jemi konsultuar me aleatët në NATO si partnerët Evropiane. U kemi kërkuar mbështetje për vendimmarrjen e Shqipërisë dhe për të ardhmen për të adresuar këto lloj kërcënimesh sa më mirë”, tha ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *