‘Ndërprisni të gjitha lidhjet me Kosovën’/ Kërkesa absurde e Palestinës për vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik  

Njohja nga ana e Kosovës të shtetit të Izraelit, si dhe pranimi i hapjes së ambasadës kosovare në Jerusalem nga ana e Prishtinës zyrtare, kanë zemëruar palestinezët.

Ministria e Punëve të Jashtme në Palestinë, në shenjë hakmarrjeje ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik që të ndërpresë të gjitha lidhjet me shtetin e Kosovës.

Kryediplomati i Palestinës, Riyad al-Malki, i ka dërguar një letër sekretarit gjeneral të OBI-së, Yousef bin Ahmed Al-Othaimeen, si zbatim i politikave të kësaj organizate ndaj vendeve që shkelin ligjin ndërkombëtar, raporton “RTK”.

“Ky është një sulm i hapur i Kosovës ndaj popullit të Palestinës, të drejtave të tij dhe shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”,- thuhet në letrën e Riyad al-Malki.

Këto reagime vijnë pasi Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, e cila u inaugurua në mars.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *