Ndërpritet energjia elektrike në Kuvend, OSHEE: Stakuam linjën, problem tek…

Gjatë seancës së ditës së sotme në komisionet që po zhvillohen në ambjentet e kuvendit ka patur shkëputje të energjisë elektrike. Shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Kjo ka shkaktuar ndërprerje në Kuvend dhe në zonat përreth.

Operatori i Energjisë Elektrike ka reaguar për ndërprerjen e energjisë elektrike në sallat e Komisioneve në Kuvendin e Shqipërisë. Me anë të një reagimi zyrtar ata bëjnë të ditur se kanë stakuar linjën për shkak të një defekti që kishte ndodhur në Kullat Binjake.

‘Në kabinën elektrike private te Kullat Binjake pati zjarr për shkak të një shkëndije. Stakuam linjën për shkak të defektit te Kullat Binjake’-thuhet në njoftimin e OSHHE.

Energjia elektrike u ndërpre për disa minuta ditën e sotme në Komsionet e Veprimtarisë, Ekonomisë dhe Ligjeve

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *