Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që viti shkollor në arsimin e mesëm të përfundojë në datën 10 qershor, si dhe nuk do të ketë vazhdim të mësimit, për shkak të humbjes nga greva në arsim.
Me këtë vendim është vërtetuar numri i ditëve të mësimit gjatë vitit shkollor 2021/2022 në shkollat e mesme, kështu që janë përcaktuar 146 ditë mësimi dhe se për kët shkak nuk ka vazhdim të vitit shkollor.
Ende nuk ka një vendim për arsimin fillor, ndërsa ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri bërri të ditur se po shqyrtohet mundësia e vazhdimit të mësimit edhe pas datës 10 qershor për të kompensuar atë që ka humbur.