Ndërpritet ndeshja Erzeni-Laçi, shkak bëhet mungesa e energjisë elektrike

Erzeni pret në Durrës Laçin në sfidën e javës së pestë të “Abissnet Superiore”, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren. Skuadra shijakase vjen nga një fitore përballë Partizanit dhe kërkon të vazhdojë me këtë ritëm për të arritur objektivin e mbijetesës dhe madje më shumë.

Megjithatë në minutën e 75’ ndeshja në “Niko Dovana” është ndërprerë pasi fiken dritat në stadiumin e qytetit të Durrësit ku po zhvillohet ndeshja. Pas rreth 6 minutash, çdo gjë është kthyer në normalitet me dy skuadrat që zhvilluan minutat e mbetura.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *