Ndeshja e derbit ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit është ndërprerë pasi në fushën e blertë kanë hyrë tifozët. Nga ndërhyrja e tifozëve ka mbetur i lënduar portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore dhe u largua nga fusha me autoambulancë.
Ndonëse ndeshja ka qenë në minutat e fundit të saj, por ndërhyrja e tifozëve dhe dëmtimi i portierit të Ballkanit kanë çuar në pezullim të ndeshjes.
Ballkani ishte në epërsi 1-0 deri në sekondat e fundit të ndeshjes me golin e Krasniqit të realizuar pas vetëm 30 sekondave lojë, por në fund të sfidës, në skenë doli portieri i Gjilanit i cili shënoi me kokë për 1-1.
Në këto momente, loja është ndërprerë dhe ende nuk dihet nëse do të vazhdoj.