Ndërpritet numërimi në Gjirokastër me konsensus nga komisionerët, mbi 10% e votave të pavlefshme

Në orët e para të ditës është ndërprerë procesi i numërimit në qarkun e Gjirokastrës. Raportohet se ndërprerja e procesit është bërë me konsensus mes komisionerëve, dhe deri tani janë numëruar 13 kuti.

Aktualisht kryeson Partia Socialiste, më pas Partia Demokratike dhe LSI-ja.

Në Gjirokastër është vënë re një numër i madh i votave të pavlefshme. Mbi 10% e votave të numëruara kanë rezultuar të pavlefshme, që është një përqindje e lartë krahasuar me qarqet e tjera.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *