Procesi i numërimit në Finiq është ndërprerë, pasi një numëruesi i ka rënë të fikët. Bëhet fjalë për një numërues të partisë MEGA, i cili është rrëzuar nga platforma ku po kryhej procesi i numërimit dhe është dëmtuar.
Rezultati deri më tani është i ngushtë. Aktualisht janë numëruar 36 kuti nga 50 dhe kryeson Romeo Çakuli i partisë MEGA me 39.73%.
Leonidha Hristo i BF me 30.55% dhe Leonidha Papa i PS me 29.72%.