Debate të ashpra ka pasur në Kuvend, pasi deputetja Elda Hoti kërkoi të ndërrojë radhën e saj për të folur me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kjo nuk u pranua nga nënkryetarja Ermonela Felaj. Pas këmbënguljes së deputetëve mbështetës të Berishës, Felaj kërkoi pesë minuta pushim, ndërkohë që ish-kryeministri bllokoi foltoren dhe priste të merrte fjalën.
Pjesë nga debati:
Elda Hoti: Kërkoj që të ndërroj radhën time për të folur me zotin Berisha.
Ermonela Felaj: Ju nuk mund të ndërroni radhën me një deputet që nuk është pjesë e grupit parlamentar.
Enkelejd Alibeaj: Ju kujtoj se zonja Hoti është deputet e ‘Aleancës për Ndryshim’
Ermonela Felaj: Zoti Berisha nuk ua kam dhënë fjalën.
Oerd Bylykbashi: Zonja drejtuese e seancës neni 46 e përcakton qartë, lejohet ndërrimi i radhës, ndërmjet deputetëve në marrëveshje mes tyre.
Ermonela Felaj: Koha e debatit është 4 orë. Secili grup ka kohën e tij