Ndërpritet sërish derbi Tirana-Partizani, tymi “pushton” fushën

Derbi Partitani-Tirana u ndërpre sërish për shkak të flakadanëve dhe fishekzjarreve të hedhura në fushë nga të dyja tifozeritë në minutën e 50.

Gjithçka nisi nga sektori i tifozëve bardheblu të cilët krijuan një atmosferë të mjegullt në “Air Albania Stadium”. Kjo për shkak të golit të shënuar nga Berisha që u cilësua në pozicion të parregullt, ndërsa në pjesën e parë, VAR i anuloi një penallti sulmuesit të Tiranës, Patrik.

Pas disa minutave ndërprerje ndeshja ka nisur sërish, por kryesori ka paralajmëruar se nuk duhet të përsëriten më incidente të tilla pasi do të ndërpresë ndeshjen.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *