Ndërrim ‘kokë më kokë’/ Mandati i Dumës pritet t’i kalojë Ori Nebiajt

Deputetja e PD, Grida Duma ka dorëzuar sot mandatin, ku citonte se nuk dëshiron më të jetë pjesë e llumit të politikës.

Pas tërheqjes së Dumës, mandati i Partisë në kryeqytet mbetet bosh por në listën e rezultateve të KQZ, kandidatja më e votuar ka rezoltuar moderatorja Ori Nebiaj, e cila ka marrë 5 599 vota.

Nuk dihet ende nëse do të ketë një ndërrim ‘kokë më kohë’ mes Orit dhe Dumës, pasi ditëve të fundit përflitet se kjo e fundit do të bëhet pjesë e televizionit, me një program politik.

Nga ana tjerët, Ori për ‘News24’ është shprehur se për momentin nuk kishte asnjë koment për këtë çështje, duke shprehur pavendosmërinë nëse do të qëndrojë në ekran apo do të hyjë për herë të parë në Parlament.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *