Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një spektakël mesnatën e sotme, kur do të trokasë Viti i Ri 2022 për qytetarët durrsakë.
Rama shkruan se sonte në orën e këmbimit të viteve, banorët e qytetit bregdetar mund të shijojnë spektaklin e fishekzjarrëve nga qiellgërvishtësi i “Burj Khalifa” tek Vollga, një dhuratë e Marinës së Dubait.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë njoftim të këndshëm për banorët e Durrësit, që sonte në orën e këmbimit të viteve, mund të shijojnë spektaklin e fizhekzjarreve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”, si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët mikpritës të Marinës së Durrësit, ju uroj të gjithëve një vigjilje të paqme të Vitit të Ri” .
/Priza.al/