Enea Themollari, 26 vjeç, ka ndërruar jetë në spital pas shpërthimit me tritol që ndodhi në atentatin ndaj motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.
Në mëngjesin e 14 korrikut, një shpërthim me tritol shënjestruan Giovanna Nikollin në Elbasan, por e plagosur rëndë mbeti fqinji i saj, 26-vjeçari Enea Themollari, i cili humbi jetën sot pas dy muajsh në spital. Tritoli ishte vendosur në derën e hyrjes së apartamentit ku jetonin motrat Nikolli.
Giovanna, e dashura e Amarildo Nikollit, i dyshuar si vrasës me pagesë, kishte pasur përplasje publike me të dashurën e Nuredin Dumanit, i cili po ashtu është i përfshirë në këtë ngjarje. Në një video, ajo e thirri Dumanin që të mbante nën kontroll të dashurën e tij, duke sugjeruar tensione të mëdha midis tyre.
Të dyja palët janë përfshirë në një marrëdhënie të tensionuar që ka përfunduar me dhunë, duke lënë pas një tragjedi të rëndë dhe një humbje të jetës së pafajshme.