Ndërron jetë aktorja e ‘Gone Girl’, Lisa Banes

Aktorja, e njohur më shumë për paraqitjen e saj në filmin ‘Gone Girl’, Lisa Banes ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Ajo rreth disa javë më parë, saktësisht më 4 qershor u përplas nga një motor në Manhattan Upper West. Në këtë aksident ajo mori dëmtime të mëdha në kokë dhe ka qëndruar disa kohë në spital.

Sipas raportimeve, drejtuesi i motorit u largua nga vendi i ngjarjes dhe artistja u dërgua me urgjencë në spital.

‘Ne jemi të trishtuar për vdekjen tragjike të Lisas.Ajo ishte një grua me shpirt, dashamirësi dhe bujari të madhe dhe e përkushtuar ndaj punës së saj, qoftë në skenë apo para kamerës dhe aq më tepër ndaj gruas, familjes dhe miqve të saj.

Ne ishim të bekuar që e kishim atë në jetën tonë’,- tha David Williams, menaxheri i saj, në një deklaratë

Lisa Banes lindi në Ohio dhe u rrit në Colorado, mori pjesë në Julliard përpara se të niste një karrierë të gjatë në New York dhe Hollywood, duke u shfaqur në dhjetëra shfaqje televizive dhe filma.

Banes u martua me Kranhold, një ish- shkrimtare të Wall Street Journal, në një ceremoni intime rreth katër vjet më parë në City Hall.

Luajti role të tjera edhe në: “One Life to Live”, “China Beach”, “The Royal Pains” dhe Nashville

 

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *