Ndërron jetë bateristi i njohur i ‘Dead Kennedys’, dyshohet se ka përplasur kokën, pritet autopsia

DH Peligro, bateristi i Dead Kennedys ka vdekur pasi e ka goditur kokën në atë që duket të jetë një rënie aksidentale…por ende nuk dihet se çfarë i shkaktoi vdekjen. Grupi punk rock njoftoi vdekjen e DH të shtunën në një postim zyrtar në Instagram, duke shkruar: Damberi i Dead Kennedys DH Peligro (Darren Henley) ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos dje, më 28 tetor. Policia në vendngjarje deklaroi se ai vdiq nga trauma në kokë e shkaktuar nga një rënie aksidentale.

Tani për tani, pritet autopsia për të vendosur shkakun e vdekjes së 63-vjeçarit. Mediat vendase pohojnë se bateristi e ka humbur jetën pasi e ka përplasur kokën në banjë dhe është shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Peligro iu bashkua grupit në vitin 1981, duke debutuar në “In God we Trust”. Më pas, qëndroi me grupin gjatë incizimit të tre albumeve të radhës, “Plastic Surgery Disasters”, “Frankenchrist” dhe “Bedtime for Democracy”. Pas shpërbërjes së grupit në vitin 1986, Peligro iu bashkua për pak kohë “Red Hot Chili Peppers”, duke zëvendësuar të larguarin Jack Irons. Ai ndihmoi në realizimin e “Mother’s Milk”, por u pushua nga puna në vitin 1988 përpara se grupi ta incizonte albumin.

Peligro përfundimisht u kthye te “Dead Kennedys” pas ribashkimit të tyre në vitin 2001. Ai bëri një pushim të shkurtër në vitin 2008, përpara se të rifillonte punë me grupin një vit më vonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *