Ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 72-vjeçare ish-ministri dhe eksperti i njohur Ylli Çabiri. Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij politike, ndër të tjera edhe si Ministër i Ekonomisë në qeveritë e përkohshme drejtuar nga Ylli Bufi dhe Vilson Ahmeti, në 1991-1992.
Për ndarjen e tij nga jeta, ka shprehur ngushëllime edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
“Ylli Çabiri, intelektuali i njohur, eksperti i shquar, njeriu i mirë, qytetari i përkushtuar u nda para kohe nga jeta. Sa trishtim! U prehsh në paqe, Ylli”, shkruan ajo.