Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare, ish-kreu i Gjykatës së Lartë në komunizëm! Kush ishte Aranit Çela

Ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare ish-Prokurori i Përgjithshëm edhe ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. Arianit Çela i njohur si “xhelat” i kohës së komunizmit ka qenë protagonist i shumë gjyqeve politike që kanë çuar në pushkatim të shumë figurave politike të kohës, duke filluar nga Kadri Hazbiu, Petrit Dume e Beqir Balluku e etj.

Aranit Çela është arrestuar më 3 nëntor 1993 dhe u dënua me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal. Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997.

KUSH ISHTE ARANIT ÇELA

Aranit Çela (Vlorë, 1923 apo 1924 – 2018) ishte ndër prokurorët dhe gjyqtarët më famëkeq të regjimit komunist. Për kontributin e tij në mbi 650 procese politike historianët e cilësojnë si Vishinski i komunizmit në Shqipëri.

U lind në Vlorë 1924i biri i Hysenit dhe i Eminesë, familja e tij e kishte origjinën nga Kanina. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare i vdes i ati, për të cilin në autobiografinë e tij të 1954 shkroi “ka qenë element alkoolik dhe shumë pak i lidhur me familjen… Familja ime ka vuajtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (alkoolik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet.”

Në vitet 1935-1942 ndoqi Institutin Tregtar të Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist, Aranit Çela ishte ndër fëmijët të cilët kaluan një muaj pushime në Itali (Pezaro) në verën e vitit 1939. Në 17 marsin 1941 kërkon pa sukses të punësohet në Zyrën e Regjistrimit të Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të regjimit fashist. Në prill-maj 1942 Aranit Çela qëndron në paraburgim iu gjetën në shtëpi disa trakte, por regjimi fashist tregohet zemërgjerë dhe e dënoi me kusht.

Më 10 janar 1943 bëhet anëtar i PKSH-së në organizatën e Mallakastrës, por partizan del vetëm në nëntor të këtij viti. Në korrik 1944 bën pjesë në brigadën e 14-të komuniste, e më pas, deri në mars 1945, në divizionin e 3-të komunist.

Në mars 1945-shtator 1946, Aranit Çela është prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset më të tmerrshme politike të kohës. Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës. Më 1948-1949 është ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake.

Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik. Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit.

Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë.
Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.[2]

Arrestohet më 3 nëntor 1993 dhe dënohet me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal.”[1] Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997. Drejtësia e kohës e shpalli të pafajshëm dhe urdhëroi dëmshpërblimin e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *