Ish-presidenti i Filipineve, Fidel Ramos i cili udhëhoqi vendin përmes një periudhe të rrallë zhvillimi dhe paqeje, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 94-vjeçare, njoftuan zyrtarë të lartë.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij, ndërkohë që Familja e Fidel Ramos pritet të lëshojë një deklaratë gjatë ditës së sotme.
“Eddie” siç e quajnë qytetarët e Filipineve , shërbeu si president nga viti 1992 deri në 1998.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Filipine shprehu ngushëllime duke e quajtur Ramos një “politikan të përkushtuar” dhe një “shtyllë të demokracisë”.
Fidel Ramos ishte protestanti i parë që u zgjodh në detyrën më të lartë në këtë vend kryesisht katolik, pavarësisht kundërshtimit të disa anëtarëve të Kishës.