Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një punëtor shqiptar ka ndërruar jetë në komunën Montecatini Val di Cecina në qytetin e Pizzës.
Mediat vendase raportojnë se trupi i pajetë i shqiptarit u gjet në këmbët e një shkalle dhe karabinierët e kompanisë Volterra (Pisa) po operojnë në vend për të rindërtuar dinamikën e saktë të ngjarjes.
Edhe pse në vendngjarje shkuan dy autoambulanca dhe një helikopter, fatkeqësisht për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë pasi kishte ndërruar jetë në vend.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ponteginori, brenda pronës Mocajo, një rezidencë e shekullit të tetëmbëdhjetë e shndërruar në një hotel luksoz prej vitesh.
Hipoteza kryesore është se ishte një aksident në punë, ndërsa hetuesit po punojnë ende për këtë çështje dhe po mbledhin dëshmi dhe elementë të tjerë të dobishëm për të sqaruar saktësisht se si ka ndodhur ngjarja.