Një ndër personazhet mjaft të pëlqyera dhe të dashura për publikun ishte dhe balerina e famshme e Italisë, Carla Fracci, e cila, mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.
Lajmi është bërë i ditur nga shtëpia e operës e Teatrit ‘La Scala’, ku për Fraccin ishte një shtëpi e dytë, pasi në të kishte studiuar.
Ajo shkëlqeu në skenë për më shumë sesa gjysmë shekulli, duke bërë kështu rrëmbimin e zemrave të mijërave njerëzve jo vetëm në Italinë e saj.
Fracci, nuk do të mbahet mend vetëm për rolet në balet, pasi ajo nga vitet 1980 ka drejtuar korpusin e baletit të San Carlo, më pas të ‘Verona Arena’ dhe më në fund të Operës së Romës.
Rolet në të cilat ka performuar janë si ‘Julieta’, Francesca da Rimini dhe mbi të gjitha Xhisiela.
Ajo ka interpretuar krah emrave të mëdhenj si Rudolf Nureyev, Vladimir Vasiliev, Henning Kronstam, Mikhail Baryshnikov, Amedeo Amodio dhe Paolo Bortoluzzi.
/Priza.al/