Ditën e sotme në Sarandë në vendin e quajtur “Hermec” u arrestuan dy persona për ndërtimin e objekteve pa leje.
Një 52-vjeçar me iniciale A.R., banues në Sarandë u arrestua pasi financonte ndërtimin e kioskave me qëllim përdorimi për biznes.
Ndërsa dy personat që po merreshin me punimet, njëri 51 vjeç me iniciale F.L., u arrestua dhe tjetri 71 vjeç me iniciale A.R., për shkak të moshës së tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.