Ndërtime pa leje, drejtori i Kadastrës: Korçarët më të paaftët

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka reaguar në lidhje me ndërtimet pa leje.

Lame është shprehur se korçarët janë më të paaftët për të ndërtuar pa leje, pasi respektojnë punën dhe ligjin.

Sakaq shtoi se Korça ka pasur vetëm dy ndërtime paleje, ku ndërkohë në qytetet e tjera ka shumë më shumë.

“Korçarët vazhdojnë të jenë më të paaftit për të ndërtuar pa leje dhe kjo i bën nder këtij qyteti që respekton punën dhe ligjin. Korça mban vendin e fundit në Republikë për numrin e ndërtimeve pa leje në përgjithësi, por edhe për numrin e pallateve të ndërtuara dhe të braktisura nga ndërtuesit. Korça ka pasur vetëm dy pallate të tilla, ndërsa po të donim të bënim një krahasim, Tirana ka pasur rreth 1100 pallate të tillë, ndër të cilët edhe raste që datonin që prej vitit 1996. Deri më sot, rreth 850 prej tyre e kanë përfunduar procesin e legalizimit”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *