Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka paralajmëruar të gjithë ata që do të prekin territorin e Shqipërisë me ndërtime pa leje apo abuzime. Ai tha se ndërtuesit pa leje do të dënohen deri në 15 vite burg. Çuçi deklaroi më tej se Policia e shtetit do ketë hartën e lejeve të ndërtimeve në Shjqipëri dhe bëjmë plan kontrolli.
“Ende nuk kemi bërë aq sa duhet për sa i takon koordinimi të të gjitha struklturave. Ende punojmë si ishujt të pavarur të pakoordinuar me strukturat e policisë. Mendoj që Ka ardhur koha që policia duhet konsuideruar si një e vetme në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territorin. Përgjegjësi mbi ccdo vepër penale duhet ta ketë dhe do ta ketë edhe në realitet tashmë Policia e Shtetit, e cila duhet të kontrollojë çdo centimetër katror në territorin e Shqipërisë. Duhet të ketë grupe të përbashkëta me punonjësin që ka në ngarkim territorin me inspektorin që përgjigjet për mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e pyjeve apo inspektorin e mbrojtjes së territorit. Dua t’i kujtoj të gjithë ata dhunues se do të përballen me forcen e ligjit, ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm. Sado i pasur të jetë nuk do të tolerohet më dhunë mbi territorin e Republikës së Shqipërisë. “, ka thënë Çuçi.