Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në Gjirokastër nuk ka lënë pa përmendur edhe ndërtimet pa leje.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu akuzat ndaj opozitës duke theksuar se janë ata që kanë frymëzuar ndërtimet pa leje. Më tej ai ka shtuar se janë po ata që kanë shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për të rrëzuar konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ja dhënë njerëzve dhe shtetit metrat katrorë pa leje.
“Për Rilindjen urbane thoshin fasada, fasada. Por jo, kujt t’ja thuash atyre që akoma sot nuk heqin dorë nga ideja që kanë frymëzuar ndërtime pa leje apo atyre që shkojnë në Gjykatë Kushtetuese. Parti politike që do të marrë pushtetin, për të rrëzuar vendimin e qeverisë për të rrëzuar konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ja dhënë njerëzve dhe shtetit të gjithë metrat katrorë të ndërtuar pa leje. Këta që më akuzojnë mua që mbështesim oligarkë që i kemi ne, i kam unë kullat që do tu merret çdo metër katror e hotel që i kanë bërë pa leje, këta shkojnë në GJK për ta rrëzuar. Imagjinoni çfarë paraje po mblidhet për të blerë rrëzimin e një vendimi, kaq të rëndësishëm e kaq domethënës për të mos lejuar më, jo të bëjnë apartamente e dyqane pa leje në kulla e pallate por, të mos bëjnë më asnjë shtesë në shtëpi tradicionale”, tha kryeministri Edi Rama.