Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me aeroportin që do të ndërtohet në afërsi të parkut Vjosë-Nartë.
Tabaku në ‘Facebook’ shkruan se ku aeroport pritet të shkatërrojë florën dhe faunën dhe se zonës do t’i shtohen njëmijë e një probleme.
Postimi i plotë:
Zoti na ka falur një natyrë të mrekullueshme dhe të mahnitshme të cilën thuajse përherë barbaria e njerëzve makutë me pushtet e ka shkatërruar.
Këto pamje mbresëlënëse vijnë nga Parku i Vjosë-Nartës që nuk do të jetë njësoj pas ndërtimit të një Aeroporti që ndër njëmijë e një problemet që ka i duhet shtuar dhe ai i shkatërrimit të kësaj perle natyrore.
Ne jemi trashëgimtarët e kësaj mrekullie dhe përgjegjës për ta trashëguar atë sa më mirë tek brezat tanë.
Rikthimi i pelikanit në lagunën e Nartës/ Guardian: Po kërcënohen nga ndërtimi i aeroportit