‘Ndërtimi i fabrikës së vaksinave në Shqipëri’/ Rama takon në Turqi shpërndarësin e ‘Sinovac’

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Canturk Alagöz, pronarin e kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash e njëkohësisht shpërndarësin e vaksinës Sinovac.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se është diskutuar për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence faramaceutike.

‘I nderuar nga mikpritja e Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim’- shkruan Rama.

Rikujtojmë se kryeministri Edi Rama, prej ditës së djeshme po zhvillon një vizitë dy-ditore në Ankara. Ai është i shoqëruar nga ministrat Blendi Klosi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Elva Margariti dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë takimeve të shumta që delegacioni po zhvillon, po diskutohet me palën turke për projektet e bashkëpunimit me investitorë në fusha të ndryshme të rëndësishme si teknologjia digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji e transport. Ditën e djeshme, Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan me dyer të mbyllura.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *