Ndërtimi i HEC-it, përplasje mes banorëve dhe punonjësve të firmës në Tepelenë

Banorët e Bënçës në Tepelenë kanë protestuar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe një fabrike asfalti, që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh.

Banorët janë përplasur me punonjësit e firmës, që po kryen ndërtime.

Me mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit, ata kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime, duke cënuar ndjeshëm, sipas tyre, cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

I pranishëm sot në protestë ka qenë edhe eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, i cili gjatë përplasjes, është dhunuar nga punonjësit e firmës, por që fatmirësisht nuk ka dëmtime të rënda.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *