Ndërtimi i thertores i cënon shtëpitë, banorët e Laknasit në protestë: Këtu do të rrimë deri kur të vdesë dhe njeriu i fundit

Edhe ditën e sotme në fshatin e Laknasit po zhvillohen protesta për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e një thertoreje që cënon edhe shtëpitë e fshatarëve për shkak të afërsisë së tyre me stallën e derrave. Punimet janë ndërprerë deri me datën 20 tetor, ditë kur do të zhvillohet dhe seanca gjyqësore.

Ditën e sotme në krah të banorëve kanë dalë edhe inspektorët e IMT-së (Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit). Ndryshe nga këta të fundit, efektivët e Policisë edhe pse kanë dëshmuar përplasjen mes palëve kanë vendosur që të mos ndërhyjë.

Banorët e zonës kanë kërkuar largimin e punonjëve nga zona, duke kërkuar që të presin deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës që do të jepet më 20 tetor dhe kështu është bërë. Punimet janë ndërprerë deri më 20 tetor, ditë kur do të jetë dhe gjyqi.

“Në territorin tonë ti nuk futesh dot. Ti je shit për dy lekë, je dhe burrë i vjetër. Mos e zër Sazan Gurin me gojë, se nuk e ke gjë ti. Ore jeni bira nënash. Pse nuk prisni gjakun e gjyqit? IKMT është prezent dhe thotë kap, ti thua nuk kap. Kujt ti besoj unë?,”-u janë drejtuar banorët punonjësve do të ndërtojnë thertoren. Ndërkohë thonë se kanë marrë edhe kërcënime.

“Jemi kërcënuar me jetë që dje nga përfaqësuesit e Dacit. Policia të bëjë detyrën. Pa vendim gjykate këtu ta harrojnë se bëjnë ndërtim. Ne mbetëm në rrugë, se kuptojmë kemi shtëpi apo jo. Të vijë Rakip Suli këtu dhe Edi Rama. Këtu do të rrimë deri kur të vdesë dhe njeriu i fundit.”

4 prej banorëve janë kallëzuar në polici për dhunim të punëtorëve të firmës gjatë përplasjes së një ditë më parë.

Projekti për ndërtimin e thertores së Laknasit ka nisur që prej shkurtit të vitit 2019. Banorët e kanë kundërshtuar që prej fillimit këtë projekt që cënon shtëpitë e tyre për shkak të afërsisë me thertoren e derrave. Por edhe pse kryetari Xhelal Mziu u largua, i njëjti projekt ka marrë jetë edhe me kryebashkiakun Rakip Suli. Edhe pse çështja është tashmë në dyert e gjykatës, ku pritet që Apeli i Tiranës do të japë verdiktin se a mund të ndërtohet 5 minuta larg banesave një thertore, bashkia e Kamzës vazhdon duke i dhënë leje kompanisë për të ndërtuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *