Dy shtetas janë arrestuar pranë Luginës së Valbonës, pasi kishin ndërtuar një objekt pa leje.
Shtetasit akuzohen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Sakaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për të vazhduar më tej procedurat.
Njoftimi i Policisë:
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në ato të mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit: P. J., 64 vjeç, banues në fshatin Rrogam, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Rrëzë Brijës”, i cili është zonë e mbrojtur. -S. S., 75 vjeç, banues në fshatin Valbonë, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Bujtina Jezerca”, në fshatin Valbonë, i cili është zonë e mbrojtur”, njofton policia.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.