Policia ka vënë ditën e sotme në pranga 2 persona ndërsa 3 të tjerë janë vënë nën hetim pasi në kundërshtim më ligjin ishin duke kryer ndërtime pa lejet përkatëse.
Në pranga mësohet të ketë rënë shtatasi F.B 62-vejç pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje përkatëse në fshatin Myç të Hasit.
Në pranga gjithashtu përfundoi edhe shtetasi 61-vejçar me iniciale L.B. pasi u kap duke ndërtuar një objekt në vendin e quajtur “Gryka e Vanave”, parku natyror Koritnik-Korab, e cila zonë e mbrojtur dhe ndërtimi është në kundërshtim me ligjin.
Ndërkoh që filloi hetim i për 2 persona, një banor i fshatit Letaj me iniciale R.K., pasi ishte duke ndërtuar pa leje në tokën në pronësi të tij. Po ashtu, një tjetër shtetas me iniciale T. A. nga Kukësi u vu nën hetim , pasi ishte duke ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”.
Gjithashtu një 50-vjeçar me iniciale G.B është vënë nën hetim pasi ka ndërhyrë në shtratin e një përroi në fshatin Margegaj.
Njoftimi i Policisë:
KUKËS-2 persona kanë rënë në pranga dhe 3 të tjerë janë vënë nën hetim pasi në kundërshtim më ligjin ishin duke kryer ndërtime pa lejet përkatëse.
Është arrestuar një 62-vejçar me iniciale F.B., nga fshati Myç i Hasit pasi ishte duke ndërtuar një objekt pa leje përkatëse në këtë fshat.
Në fshatin Bele, u arrestua një 61-vejçar me iniciale L.B., ishte duke ndërtuar një objekt në vendin e quajtur “Gryka e Vanave”, parku natyror Koritnik-Korab, e cila zonë e mbrojtur dhe ndërtimi është në kundërshtim me ligjin.
Nën hetim janë vënë 2 persona, një banor i fshatit Letaj me iniciale R.K., pasi ishte duke ndërtuar pa leje në tokën në pronësi të tij. Po ashtu, një tjetër shtetas me iniciale T. A. nga Kukësi u vu nën hetim , pasi ishte duke ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”.
Ndërsa, një 50-vjeçar me iniciale G.B është vënë nën hetim pasi ka ndërhyrë në shtratin e një përroi në fshatin Margegaj dhe si pasojë e ndërhyrjes, përroi ka dalë nga shtrati dhe ka dëmtuar një sipërfaqe toke.