Përballja e sotme Angli-Ukrainë në stadiumin ‘Olimpico’ në Romë e vlefshme për një biletë një gjysmëfinalen e Euro 2020, ka sjellë një entuziazëm të të dyja skuadrave por veçanërisht atyre anglezë. Kjo ka bërë që ata të dynden drejt stadiumit.
Teksa deri më tani ishin mësuar të shijonin ndeshjet në shtëpinë e tyre në ‘Wembley’, britanikët duhet të ‘transferohen’ në Romë.
Tashmë nga ana e autoriteteve italiane janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të evituar rrezikun e infektimit me COVID-19.
Qyteti i Romës dhe stadiumi ‘Olimpico’ janë blinduar dhe janë ngritur 5 pika kontrolli, ku pjesë e mbarëvajtjes së ndeshjen janë edhe 3 mijë agjentë civilë.
Shumica e tifozëve anglezë mbërritën dje nga qytete të tjera italiane dhe nga vendet e BE-së.
/Priza.al/