Ndeshja e shumëpritur ndaj Polonisë/ “Air Albania” do të jetë me 100% tifozë, priten përfitime rekord nga biletat

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka njoftoi se ndeshja ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania” do të jetë me tifozë. Kjo do të thotë se përfaqësuesja do të ketë mundësinë pas rreth dy vitesh të ketë “lojtarin e 12-të” në impiant, çka pritet të ketë impakt në një ndeshje kaë delikate dhe njëkohësisht të rëndësishme.

Nga shitja e këtyre biletave, duke bërë një përllogaritje të thjeshtë bazuar në çmimet e biletave të publikuara, FSHF ka arritur të arkëtoj një shumë të “majme” parash, që kap shifrën e 500 milion lekëve.

Një shifër rekord kjo që tregon interesimin e madh të tifozëve dhe rëndësinë e kësaj ndeshjeje e cila vendos shumë për vendin e dytë në grup.

Kujtojmë se Shqipëria ka arritur të grumbullojë 15 pikë, 1 pikë më shumë se Polonia rivale direkte për këtë objektiv dhe një shifër rekord sa i përket pikëve të grumbulluara ndonjëherë nga përfaqësuesja kuqezi në ndonjë kualifikuese të mëparshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *