“Ndeshja është në të gjitha frontet”, Rama hedh kunja drejt Dritan Lelit

Kryeministri Rama ishte sot në Vlorë ka zhvilluar sot një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë deklaroi se javës që vjen do të nisin punimet për tunelin e Llogarasë dhe se në 25 prill Vlora duhet të flasë fort.

Rama e ka konsideruar partinë e tij si zgjedhjen më të mirë për shqiptarët. Ai nuk ka lënë pa thumbuar Dritan Lelin, duke thënë se ndjehet falenderues ndaj kandidatëve të tij që nuk kanë ‘rrudhur buzët’.

DEKLARATA:

Duke rifalenderuar Vate Felajn, Ed Lekën, Adrean dhe Vilman për faktin e thjeshtë se si janë qytetarë dhe nuk kanë shprehur asnjë rrudhje buzësh por janë përfshirë plotësisht për të vijuar ndeshjen. Ndeshja është në të gjitha frontet, duke nisur nga Bashkia e Vlorës. Nuk mund të ndalojmë në vend në asnjë nivel, me mbështetje masive, që nga sheshi i flamurit deri lart në Kuç. Që nga Kuçi deri në Sarandë, pa harruar gjithë bregun, fshatrat që kanë rilindur. Javën tjetër fillon puna për tunelin e Llogarasë. Nuk do të ketë më do të… Do të jenë të gjitha të përfunduara. Vlora duhet të flasë fort në 25 prill si Vlorë. Duhet të flasim fort si një trup i vetëm.Jemi zgjedhja më e mirë, edhe pse i kemi ato kusuret tona.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *