Vllaznia për femra luajti ditën e djeshme ndeshjen që u fut në historinë e futbollit shqiptar. Shkodranet luajtën përballë gjigantëve të Real Madrid në Loro Boriçi për ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Champions League. Fitues dolën madrilenet me rezultatin 0-2 dhe pas ndeshjes për UEFA-n kanë folur protagonistet shkodrane.
Megi Doçi: “Jemi të vetëdijshëm se ky është një nivel tjetër në krahasim me raundet e tjera. Shpresoj se do të mundem të shënoj në ndeshjet e tjera. Do të jetë e vështirë por ne nuk do të dorëzohemi.”
Trajneri Nikolin Leka: “Ishte e rëndësishme për ne të arrinim këtë fazë. Ky është një nivel tjetër dhe jemi shumë të lumtur që bëjmë pjesë këtu. Ky është potenciali jonë.”
Portierja Kaylin Conner Williams-Mosier: “Mendoj se zhvilluam nëj lojë të mirë. Ishte një eksperiencë tjetër për mua. Shumë e veçantë. Do të jetë akoma më e vështirë në ndeshjet e tjera.”
Mbrojtësja Ezmiralda Franja: “Nuk ishte një ndeshje e lehtë. Jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu. Jemi të lumtur që jemi mes 16 ekipeve më të mira në Europë. Ky është një nivel tjetër i futbollit. Kundërshtarët e rradhës do të jenë shumë të vështirë, më të vështirë edhe se Real Madrid.”