Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit qershor. Helvetikët do të përballen fillimisht me Andorrën më 16 qershor, derisa tre ditë më vonë presin Rumaninë.
E përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar listën me 24 futbollistë të ftuar për këto dy duele. Në listën e Yakin vend kanë zënë edhe dy kapitenët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, si dhe sulmuesi i talentuar Andi Zeqiri që po shkëlqen me fanellën e Baselit.