“Bayern Munchen” ka mposhtur me rezultat të pastër 3-0 “Barcelonën” në “Camp Nou”, pas çeljes së siparit të “Champions League” me ndeshjet e javës së parë në grupe.
Bavarezët nuk i kanë diskutuar katalanasit, teksa golat u shënuan nga Muller dhe dy nga Lewandowski.
Nga ana tjetër kampionët në fuqi, Chelsea kanë fituar me vështirësi ndaj Zenit, Goli i vetëm u shënua nga Romelu Lukaku në pjesën e dytë.
Juventus ka rigjetur veten në Europë me fitoren 0-3 në Suedi ndaj Malmos. Golat për italianët i shënuan Alex Sandro, Dybala me penallti dhe Morata.
Ndërkohë interesante ishte dhe sfida mes Villareal dhe Atalantës që përfundoi 2-2. Dy herë kaluan spanjollët në avantazh, por të besuarit e Gasperinit u përgjigjën me të njëjtën monedhë.
Në sfidat e tjera, Dynamo Kiev arriti një fitore të rëndësishme në fund 1-0 ndaj Benficas kurse Lille-Wolfsburg 0-0.
/Priza.al/