Ndeshjet e ‘Grupit F’ dhuruan spektakël, por Gjermania i mbajti në tension tifozët e shumtë. Ja kush u kualifikua…

Faza e grupeve në “Euro2020” përfundoi me dy ndeshjet spektakolare, por që në fund fiksohen në shifrat 2-2. Gjermani-Hungari dhe Portugali-Francë, të dyja u mbyllën në barazime 2-2.

E para u kualifikua Franca si vendi i parë, Gjermania kaloi e dyta, Portugalia ecën më tej në vendin e tretë.

Hungaria ndëshkoi Gjermaninë në minutën e 11’. Szalai mposhti Neuer me një goditje të bukur me kokë në hedhje. Pavarësisht përpjekjeve të vendasve, pjesa e parë u mbyll me këtë gol.

Në të dytën, Gjermania rriti presionin dhe barazoi në 66’ me Havertz. Në fushë hyjnë edhe Werner me Muller, por është Hungaria ajo që kalon sërish në avantazh në 68’. Por Schafer ndëshkoi vendasit.

Gjithsesi, “pancerat” nuk u dorëzuan deri në fund dhe barazuan në të 84’ me Goretza. Ky gol çliroi gjermanët dhe në minutat e fundit kërkoi edhe golin e tretë, por nuk ia doli dot. Kështu u mbyllet 2-2 ndeshja e ethshme dhe Gjermania mori vendin e dytë.

Në sfidën tjetër, Cristiano Ronaldo kaloi në avantazh të tijtë. Ylli portugez u tregua i saktë nga pika e bardhë pas penalltisë së shkaktuar nga Lloris, pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Danilo-s.

Por në fundin e pjesës së parë pati penallti, ku kishte penalltia për Francën u shënua nga Benzema duke barazuar 1-1.

Me të nisur e dyta, Benzema ndëshkoi portugezët. U duk jashtë loje, por VAR konfirmoi golin. Por në minutën e 60-të, një tjetër penallti erdhi në favor të Portugalisë. Ronaldo sërish u tregua i saktë dhe 2-2.

CR7 është lojtari i parë europian në historinë e Botërorit dhe Europianit që ka shënuar 21 gola në total në dy kompeticionet, barazoi edhe rekordin e Ali Daei të Iranit, me 109 gola me ekipet kombëtare.




/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *