Trajneri Edy reja ka publikuar sot listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e shtatorit të kombëtares në Ligën e Kombeve kundër Izrealit në transfertë më 24 shtator dhe kundër Islandës në ‘Air Albania’ më 27 shtator.
Në portë do jenë Berisha, Strakosha dhe Elhan Kastrati. Në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Adrian Bajrami, Ismajli, Doka, Lenjani, Mihaj, Veseli dhe Balliu. Ky është reparti ku reja do ketë më shumë mungesa pasi dy shtylla si Gjimshiti dhe Kumbulla janë të dëmtuar. Në mesfushë Bare, Asllani, Gjasula, Abrashi, Ramadani, Nedim Bajrami, Laçi dhe Çekiçi.