Shqipëria ka nisur të hënën përgatitjet për sfidën kundër Anglisë. Strakosha është i pari në listë, por në këtë pikë, nuk është shumë shqetësueses, pasi Berisha ka qenë gjithnjë preferencë e parë.
Mungesa më e madhe është Berat Gjimshiti, ndërsa pjesa tjetër e prapavijës pritet të jetë e njëjtë me sfidën e fundit kundër Polonisë. Rikthehet në dispozicion Qazim Laçi, ndërsa shqetësues mbetet gjendja e Armando Brojës. Broja ka një shqetësim në kavilje, ku ndërkohë po i nënshtrohet kontrolleve tek klubi i tij Southempton. FSHF bëri me dije se Broja do të jetë në dispozicion të ekipit, por ende nuk është përcaktuar se kur.
Kujtojmë që Broja pësoi një dëmtim gjatë sfidës me Burnley, pikërisht në kyçin e këmbës që nuk e lejojë të ishte në fushë në sfidën pasuese atë kundër Watford, ndërsa ndaj Aston Vila u aktivizua vetëm 10 minutat e fundit.
/Priza.al/