Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Superiores. Kastrioti do të përballet me Teutën në orën 15:00, kurse Kukësi do të presë Bylisin në shtëpi po në të njëjtën orë. Dy sfida që priten të dhurojnë rivalitet të madh duke ditur dhe pozitat në tabelën e klasifikimit.
Sakaq, po sot do të luhen dhe ndeshjet e radhës të Kategorisë së Parë. Dita do të çelet me takimin Lushnja – Flamurtari që do të startojë në orën 12:30. Ndërsa takimet e tjera në orën 15:00, veç Skënderbeu – Burreli që luhet me dritat e prozhektorëve në orën 17:00.
Kategoria Superiore/ Java 7
- Kastrioti – Teuta| Ora 15:00
- Kukësi – Bylisi| Ora 17:00
Kategoria e Parë/ Java 5
- Lushnja – Flamurtari| 12:30
- Besa – Korabi| 15:00
- Oriku – Tomori| 15:00
- Tërbuni – Apolonia| 15:00
- Turbina – Luzi| 15:00
- Skënderbeu – Burreli| 17:00